Rashiq paralajmëron ndryshime në Qeveri
Prishtinë, 7 maj - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, i cili javën e kaluar u paraqit si lider politik i Grupit më të ri parlamentar serb në Kuvendin e Kosovës, nuk e përjashton mundësinë që të kërkojë nga kryeministri Hashim Thaçi ta largojë nga kabineti qeveritar zv/kryeministrin Slobodan Petroviq, liderin e SLS-së, partisë që tashmë ka mbetur pa grup parlamentar në Kuvend.
Rasic ka thënë të hënën për Tribunën se nuk do t\'i shpalosë detajet e bisedave që do ti ketë me kryeministrin Thaçi por ka paralajmëruar se do të kërkojë ndryshime në ekzekutiv.
Nuk dua të flas sot për emra por do të bisedojmë me kryeministrin dhe do të lëvizim përpara. Përgjigjen e pyetjes suaj për largim të individëve të caktuar nuk mund tjua tregoj sot, por absolutisht do të kërkojmë ndryshime, ka deklaruar Rashiq.
Bisedat për ndryshimet në ekzekutiv, Rasic ka thënë se do të zhvillohen pas zyrtarizmit të grupit të deputetëve në Kuvend.