Rashic ende ska vendosur kënd do ta përkrah
Prishtinë, 11 shtator - Blloku LDK-AAK-NISMA nuk mund të jenë të sigurt se do ti kenë votat e 83 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç kishin deklaruar një ditë më herët.
Kryetari i Partisë Progresiste Demokratike, Nenad Rashiq, nuk e ka mohuar mundësinë që vota e tij të mos jetë në linjë me LAN-in dhe VV-në, ashtu siç ishte në seancën e parë konstituive.
Rashiq për ORAinfo, ka thënë se nuk ka vendosur ende se cilin bllok politik do ta mbështes në seancës e ardhshme të Kuvendit, kur edhe pritet të zgjidhet Kryetari i Kuvendit.
Në këto momente jemi duke bërë kalkulimet politike dhe jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me partitë politike dhe ende nuk kemi vendos se cilin bllok politik do ta mbështesim, ka thënë Rashiq.
Ai ka theksuar se mbështet kërkesën e Listës Serbe për shtyrje të seancës dhe sipas tij, një kërkesë e tillë duhet të merret parasysh edhe nga partitë tjera politike.