Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Šoltes viziton Kosovën
Prishtinë, 6 qershor - Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Šoltes po viziton Kosovën.
Ai përmes një konference për media do t'u adresohet gazetarëve lidhur marrdhëniet aktuale BE-Kosovë gjatë përgatitjes së raportit për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Raportuesi i BE-së për Kosovën, Igor Šoltes, ka thënë se është në Kosovë për të mbledhur sa më shumë të dhëna, që të raportojë në Parlamentin Evropian.
“Për këtë jemi në Kosovë, që të mbledhim sa më shumë të dhëna nga udhëheqësit e institucioneve e Kosovës në mënyrë që të raportojmë në Parlamentin Evropian”, u shpreh Šoltes.