Raporti për vizat dorëzohet këtë javë
Prishtinë, 2 qershor - Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se këtë javë do të dorëzohet raporti në Bruksel, i cili tregon për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se institucionet vendore kanë bërë maksimumin që raporti ta reflektojë përmbushjen e plotë të këtyre rekomandimeve.
Çollaku për Epokën e re, tha se shpreson që pas dorëzimit të këtij raporti, BE-ja të dërgojë sa më shpejt misionin vlerësues për të parë në praktikë plotësimin e këtyre kritereve.