22 Dhjetor 2024

Raporti për Vendin i vitit 2022 më i miri në histori të Republikës së Kosovës

Prishtinë 15 tetor - Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mbajti sot konferencë për media për të shpalosur të gjeturat nga Raporti për Vendin dhe progresin që ka shënuar Kosova në fushat kyçe si ajo e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ekonomisë dhe qëndrueshmërisë fiskale dhe demokratizimit të vendit.

Deputetja Fitore Pacolli theksoi se që nga viti 2008 kur ky Raport bëhet edhe për Republikën e Kosovës ky i sivjetshmi është më i miri deri më tani nga 14 raporte sa janë bërë gjithsej.

‘’Ky është raporti i parë ku nuk evidentohet ndërhyrje politike dhe ndikim politik në sistemin e drejtësisë, administratë publike (sidomos në punësimin e shërbyesve civil), në transmetuesin publik dhe në institucione e agjenci të pavarura. Derisa në të gjitha raportet e kaluara ndërhyrjet dhe ndikimet politike evidentohen si fenomene shqetësuese, në këtë aport evidentohen zero ndërhyrje dhe ndikim politik. Pra, ky raport është raporti i parë ku evidentohet më shumë progres dhe nuk evidentohet regres apo kthim prapa’’, tha Pacolli.

Ajo po ashtu foli edhe për rezultatet e punës së Kuvendit duke shtuar se gjatë periudhës raportuese ky institucion ka thyer rekodin me numrin e ligjeve të miratuara, marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara dhe nismave legjislative. Nga qershori i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022, Kuvendi ka miratura 123 ligje në mesin e tyre 31 marrëveshje nderkombëtare.

Në anën tjetër deputeti Armend Muja foli për aspektin e demokracisë së vendeve që ky Raport po ashtu trjaton dhe këtu Republika e Kosovës është në nivel shumë më të mirë se vendet e rajonit veçanërisht Serbinë ku raporti thekson regres në shumë drejtime.

Deputeti Muja foli edhe për fushën drejtësisë e ekonomisë si pjesë e raportit duke e vendosur atë në kontekst të sfidave të mëdha globale siç ishin pandemia, kriza me energjinë dhe inflacioni.

‘’Ajo çka evidentohet në raport është se në Kosovë janë kaluar disa ligje sa i përket asaj që ne i kemi thënë çkapja e shtetit. Për herë të parë te çështja e Kuvendit dhe institucioneve tjera nuk adresohen ndrërhyrjet politike tek kapja e institucioneve’’, tha deputeti Muja.

Muja theksoi lavdatat që Raporti për Vendin i jep menaxhimit me politika fiskale dhe kontrollin financiar. Aty evidentohet se ka pasur rritje të buxheti dhe mbledhje të të hyrave tatimore përrreth 30%, rritje reale ekonomike prej 10.7% gjatë vitit 2021 që përbën rritjen më të lartë në rajon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)