22 Janar 2025

Raporti i Progresit të jetë real

Prishtinë, 7 shtator - Kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova mirëpret Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian (BE) për procesin e integrimeve evropiane.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se Kosova pret që Raporti i Progresit të jetë një reflektim real.

“Kosova mirëpret Raportin e Progresit të BE-së për procesin e integrimeve evropiane. Presim që ky raport të jetë një reflektim real i një viti intensiv dhe t’i konfirmojë sukseset në procesin e përmbushjeve të kushteve përfundimtare për nënshkrim të MSA-së dhe procesin e liberalizimi të vizave. Përveç kësaj, një sukses tjetër i Kosovës, janë edhe organizimi më i mirë i zgjedhjeve që nga koha e pasluftës, por edhe puna efikase në dialogun ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Natyrisht, sfidat që mbeten do të adresohen me seriozitetin më të madh nga institucionet e reja të Kosovës, të cilat duhet të formohen sa më shpejt. Kosova është në rrugë të mbarë për të ecur përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike sepse ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjitha partive politike kryesore në vend”, ka thënë Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)