02 Maj 2024

Raporti i Martit, Thaçi kërkon edhe zyrtarisht hetime

Prishtinë, 19 janar - Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zyrtarisht nisjen e hetimeve lidhur me akuzat e komisionerit të KE-së Dick Marty.

Thaçi përmes një letre dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland , ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë proces ndërsa thekson se hetimet duhet t`i kryejë EULEX-i.

Në letrën drejtuar Jagland, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha autoriteteve kompetente, në veçanti EULEX-it, që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe gjtihashtu ka kërkuar hapjen e hetimeve rreth akuzave të Martit.

“Po ju shkruaj këtë letër si përgjigje ndaj raportit të Asamblesë mbi “Trajtimin Johuman të Njerëzve dhe Trafikimin Ilegal të Organeve Njerëzore në Kosovë”, të përgatitur nga raportuesi i Asamblesë, senatori Dick Marty. Duke pasur parasysh se draft-raporti përmban një numër akuzash serioze, unë besoj se këto pohime nuk duhet të mbeten pa përgjigje. Për këtë arsye, si qenie njerëzore dhe si Kryeministër i Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin që t`u bëjë thirrje të gjitha autoriteteve kompetente, në veçanti EULEX-it, të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbuluar se çfarë ka ndodhur”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi gjithashtu thekson se e konsideron se është e një rëndësie të madhe që hetimet të fillojnë sa më parë që është e mundur dhe ka ofruar bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës kur të bëhen hetimet.

“Për më tepër, unë fuqishëm ofroj të gjitha garancitë se qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë plotësisht në lidhje me hetimet e udhëhequra nga EULEX-i rreth këtyre pohimeve”, vazhdon letra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)