Randy W. Berry po qëndron për vizitë në Kosovë
Prishtinë, 3 nëntor - Randy W. Berry, i dërguari i parë i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBTI (lezbike, gej, biseksuale, transgjinore dhe interseksuale), po qëndron për vizitë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Berry do të takohet sot me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.
Berry do të mbajë një ligjëratë në Bibliotekën Kombëtare, të bashkë-organizuar nga Instituti Universitetit të Prishtinës për Studime Gjinore dhe Bibliotekës Kombëtare.
I dërguari i parë i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit është paraparë të ketë një takim edhe me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ndërsa të mërkurën do të zhvillojë një bisedë me Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut.