Ramushi çuditet me Ramushin
Prishtinë, 27 dhjetor - Analisti politik, Ramush Tahiri ka folur për mundësinë e koalicionit në mes të PDK-së dhe AAK-së dhe kushtit të kësaj të fundit për të marrë postin e kryeministrit.
Tahiri ka thënë për Epokën e Re se personalisht duket i çuditshme kushti i Haradinajt për kryeministër.
Nga pikëpamja e AAK-së ndoshta jo, por duhet parë interesin e PDK-së në këtë rast. Mua personalisht me duket shumë e çuditshme po të pranohej një kusht i tillë, sepse është shumë problem të arsyetohet tek anëtarësia e PDK-së.
Ndonjëherë liderët edhe mund të arrijnë marrëveshje të caktuara, mirëpo jetësimi i tyre varet nga vullneti i qytetarëve dhe ndikimit që kanë, ka thënë Tahiri.