Ramush Haradinaj u shpall qytetar nderi i Tetovës
Prishtinë, 4 shkurt - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj u shpall sot Qytetar Nderi i Komunës së Tetovës.
Ceremonia është zhvilluar përpara objektit të Komunës së Tetovës, në prani të qindra mbështetësve të PDSH-së, të cilët kanë brohoritur emrin e tij dhe kanë valëvitur flamujt kombëtarë dhe të Kosovës.
Haradinaj në fjalën e tij u shpreh se në Tetovë ndjehet si në shtëpinë e tij.
\"Duke qenë se për mua është nder, por edhe përgjegjësi që të jem Qytetar Nderi i Tetovës, ju siguroj se këtë nder do të provoj ta arsyetoj gjithnjë me angazhimin tim politik dhe njerëzor, në dobi tuajën.\"
Këtu ndjehem sikur kam lindur këtu. Tetova është historia jonë dhe është shumë mirë të shkohet përpara, përveçse të jetohet lehtë dhe qetë. Ky respekt nuk është vetëm për sot, por edhe për të ardhmen. Ju premtoj se nuk do tju zhgënjej, ka deklaruar Haradinaj.
Paraprakisht, Haradinaj ka takuar kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, me të cilin bashkërisht kanë bërë homazhe pranë varrit të Arbën Xhaferrit.