Ramush Haradinaj sot shpallet Qytetar Nderi i Tetovës
Tetovë, 4 shkurt - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot do të qëndrojë në Tetovë, ku do të shpallet Qytetar Nderi kësaj komune.
Paraprakisht, kryetari Haradinaj do të takojë kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thacin, kurse pastaj do të takojë kreun e Komunës së Tetovës, Sali Bexhetin, dhe do jetë prezent në ceremoninë e Shpalljes Qytetar Nderi i Tetovës.
Këshilli komunal i Tetovës me 19 vota pro asnjë kundër shpalli liderin e AAK-së Ramush Haradinaj qytetarë nderi të komunës së Tetovës.
Pas fjalimit të lexuar nga ana e koordinatorit të grupit të këshilltarëve të PDSH-së Durim Luma, Këshilli komunal njëzëri shpalli vendimin që Haradinaj të jetë qytetar nderi i Tetovës.
Propozimi është përkrahur nga ana e këshilltarëve të BDI-së dhe dy këshilltarëve të pavarur Ylber Tahiri dhe Shpresa Syla, ndërsa seancën e kanë bojkotuar këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.