16 Janar 2025

Ramush Haradinaj shpallet qytetar nderi i Tetovës

Tetovë, 31 janar - Këshilli komunal i Tetovës ka shpallur sot liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, qytetar nderi i komunës së Tetovës. Ky titull i jepet Haradinajt për kontributin e tij të dhënë për përparimin e të drejtave të njeriut.

Ceremonia e dhënies së titullit qytetar nderi i Tetovës do të mbahet më 4 shkurt në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës.

Në arsyetimin e dhënies së këtij titulli thuhet se, Ramush Haradinaj është një figurë politike, që gjatë tërë kohës ka reflektuar angazhim dinjitoz dhe modern mbi bashkëpunimet ndër-shqiptare, por edhe rajonale.

\"Ai mbetet një protagonist i politikës moderne, një figurë bashkëpunuese për përparimin e të drejtave të njeriut dhe të hapjes ndaj vlerave më të mira evropiane në rajon.\"

\"Pikërisht për këto vlera universale që inkorporohen në vizionin e tij, Komuna e Tetovës i ndanë titullin qytetar nderi\", thuhet në njoftimin e Komunës Tetovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)