05 Maj 2024

Ramush Haradinaj mbërrin sot në Kosovë

Prishtinë, 10 maj - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj vjen sot në Kosovë. Ai u lirua nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës e cila vendosi që ai të lirohet përkohësisht ndërkohë që vendimi përfundimtar në këtë proces gjyqësor pritet të merret pas disa javësh.

Ardhja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ish Kryeministër i Kosovës dhe aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u konfirmua nga familjarët e tij të cilët thanë se Ramush Haradinaj do të mbërrijë në orën 11.00 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Zyra e informacionit e AAK-së ka kërkuar mirëkuptimin maksimal te mediave, për kujdes të skajshëm dhe respektim strikt të rregullave të paracaktuara, të lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Ju lusim që asnjë medium të mos jetë prezent momentin e arritjes së Haradinaj në Prishtinë! Ju lusim për mospasqyrim, fotografik e as filmik, të ardhjes së tij!", thuhet në njoftim.

Haradinaj gjatë periudhës së lirimit të përkohshëm, është nën mandatin e plotë përkujdesës të EULEX-it, andaj çdo prezentim eventual publik, jashtë këtyre kornizave, është në dëm të procesit dhe të lirisë së tij.

Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UCK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundojë diku nga fillimi i gushtit.

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, ka vendosur që më 25 dhe 26 qershor të këtij viti, të mbahen seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali i Hagës vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj akuzohen për “krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)