Ramadani: Institucionet do të formohen nga LDK-AAK-Nisma e VV
Prishtinë, 22 tetor - Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se institucionet e Kosovës do të formohen nga koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV.
Ai ka vlerësuar se këtë proces do ta përshpejtonte reflektimi i PDK-së për tu liruar rrugë formimit të institucioneve.
Në këtë kontekst, Ramadani ka përjashtuar mundësinë e çfarëdo kompromisi me PDK-në.
Sipas tij, çështja e zgjedhjeve të reja apo opsionet e tjera varen plotësisht nga shumica parlamentare.
Ai ka thënë se bashkëpunimi i partive shqiptare dha ai me komunitetet joshumicë është ngjarja më e rëndësishme politike që i ka ndodhur Kosovës gjatë këtyre viteve. /Epoka e Re/