Rama shtrin fushatën edhe në Kosovë
Prishtinë, 13 prill - Këtë të diel, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të jetë në Prishtinë. Ndalesa e tij do të jetë në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës ku kryesocialisti do të mbajë një takim me temë Shqipëria, Kosova dhe Rajoni pas 23 Qershorit.
PS dhe kreu i saj kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë për të prezantuar kapitull pas kapitulli programin e tyre qeverisës për një Rilindje Shqiptare, ndërsa duket se kreu i PS-së ka vendosur ta shtrijë fushatën edhe në Kosovë.
Një prej premtimeve që kreu i opozitës ka bërë gjatë prezantimit të programit është edhe bashkimi ekonomik me Kosovën, sipas tij për një mirëqenie dypalëshe.