Rama: Mbledhja e Prizrenit çel një faqe të re
Tiranë, 6 janar - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të mbahet në 11 janar në Prizren dhe ajo do të çel një faqe krejt të re bashkëpunimi.
\"Do të çelim një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian.ka shkruar Rama në Facebook.
Sipas tij me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë.
\"Kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do ti akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri\", ka shkruar ai.