Rama dhe Erdogan nesër vizitojnë Kosovën
Prishtinë, 22 tetor - Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nesër do të vizitojnë Kosovën. Vizita do të zhvillohet ditën kur do të inaugurohet dhe terminali i ri në Aeroportin e Prishtinës Adem Jashari.
Erdogan do të vizitojë edhe Prizrenin ku do të shoqërohet nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri turk do të udhëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.