Rakiq: Nesër ndërtohet struktura e re betonike
Mitrovicë, 6 shkurt - Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka njoftuar se nesër do të fillojë ndërtimi i një strukture të re të fortë betoni në vend të murit i cili u largua të dielën.
Rakiq tha për Radio Televizionin e Serbisë se struktura e re mbështetëse do të ketë lartësi prej 70 centimetra dhe një gjerësi prej 120 centimetra, kurse do të garantojë plotësisht sigurinë e qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut.
"Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër", ka thënë Rakiç.