Rahoveci sërish kampion i transparencës
Rahovec, 2 gusht - Rahoveci është renditur Komuna më transparente në Republikën e Kosovës, për periudhëm janar – qershor 2022 - nga “Aleanca Qytetare për Transparencë”, e përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER - KOSOVO PROGRAMME si dhe 9 organizatat e tjera partnere.
Bazuar në vlerësimin e bërë për 38 komunat e Republikës së Kosovës, Rahoveci për gashtëmujorin e parë të këtij viti ka arritur nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues me 83 pikë apo 94.32%.
Rahoveci do të vazhdojë të mbetet edhe në të ardhmen shembull i transparencës dhe llogaridhënies, falë përkushtimit të ekzekutivit dhe zyrtarëve komunal, të cilët po kryejnë punë të mira e të dobishme në vazhdimësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.