Rahoveci anulon aktivitetet dhe tubimet përkujtimore
Rahovec, 17 mars - Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit ka njoftuar për anulimin e aktiviteteve dhe tubimeve përkujtimore për shënimin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve në këto fshatra Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Pastasel, Opterushë dhe Fortesë.
Komuna e Rahovecit, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar rreth CoronaVirusit( COVID- 19) dhe shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik, duke u bazuar në situatën aktuale, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton:
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëkoordinim me OVL- në, Dega në Rahovec dhe kryetarët e këshillave të fshatrave: Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Pastasel, Opterushë dhe Fortesë, janë dakorduar për anulimin e aktiviteteve dhe tubimeve përkujtimore, për shënimin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve në këto fshatra, të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.
Homazhe dhe nderime do të bëhen vetëm nga këshillat e fshatrave: Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Pastasel, Opterushë dhe Fortesë për shkak të situatës dhe gjendjes alarmante të COVID 19.