16 Janar 2025

Qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e vendbanimeve të tyre

Mitrovicë, 28 janar - Me qëllim të vendosjes së një komunikimi të afërt me qytetarët, Komuna e Mitrovicës ka nisur realizimin e një projekti për themelimin e këshillave nëpër vendbanime si dhe zgjedhjen e përfaqësuesve të qytetarëve.

Kjo është mbështetur nga të gjitha subjektet politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës, ku edhe është formuar një komision 9-anëtarësh për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane që është angazhuar në terren.      

Deri në fund të muajit shkurt qytetarët e Komunës së Mitrovicës do të kenë përfaqësuesit dhe këshillat e tyre legjitime nëpër fshatra, vendbanime dhe lagjet ku jetojnë. Zyrtarët komunalë thonë se edhe më herët ka pasur përpjekje për një proces të tillë, por që ka dështuar.

Sekretari i Kuvendit të Komunës, Nazmi Jashari, thotë se procesi është duke shkuar mirë dhe interesimi i qytetarëve është i kënaqshëm.

 “Në fund të vitit  2011 Kuvendi i Komunës ka miratuar rregulloren komunale për  organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane, mandej kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre”.

Ai tha se qëllimi është që t’u sigurohet qytetarëve që të realizojnë të gjitha të drejta dhe obligimet  e tyre.

“Në zbatim të kësaj rregulloreje, në gusht të vitit të kaluar është formuar komisioni komunal për themelimin e këshillave të fshatrave. Është vendosur që këshillat të themelohen në të gjitha fshatrat vendbanimet dhe lagjet urbane. Procesi është duke shkuar mirë dhe deri me tani nga agjenda si komision është kryer mbi 80 përqind e punëve”.

Këtë projekt të komunës e mbështesin edhe qytetarët, të cilët ankohen se deri me tani ka pasur shumë probleme në mungesë të një përfaqësuesi legjitim.

Fidan Beshiri nga fshati Vinarc i Epërm, shpreson se tash do ta kenë më të lehtë për t’i zgjidhur problemet e tyre. “Kemi pasur zgjedhjen e kryesuesve të fshatit. U bë mirë se nuk kemi pasur dhe tash besoj se do të zgjedhën problemet e fshatarëve dhe të fshatit”.
 
Zyrtarët komunalë janë shumë të kënaqur me interesimin e qytetarëve. Ata përmendin fshatin Kqiç ku kanë marr pjesë 700 votues për përfaqësuesin e tyre.

Komunarët bëjnë të ditur se edhe në vitin 2005 ka pasur një përpjekje për këtë projekt, mirëpo që ka dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)