02 Maj 2024

Qytetarët japin mendimin për Amendamentimi i Kushtetutës

Prizren, 4 tetor - Demokracia në Veprim në Bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka organizuar të martën në Prizren debatin publik me qytetarë, lidhur me amendamentimin e Kushtetutës, gjegjësisht zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit.

Në panelin diskutues kanë marrë pjesë anëtarët e komisionit, përfaqësuesi nga koalicioni i organizatave joqeveritare vendore Demokracia në Veprim dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramdan Muja.
 
Anëtarët e komisonit fillimisht sqaruan dilemat rreth opcioneve të mundëshme të amendamenteve kushtetuese si dhe kërkuan mendimin e qytetarëve për amendamentet për të cilat komisioni do të vendos pas debateve publike me qytetarë.

Interesimi i qytetarëve, i parapriu çështjeve të ndryshme të cilat i’u adresuan këtij komisioni. Çështja e zëvendëspresidentit ishte njëra nga çështjet që gjeti përkrahjen dhe interesimin më të madh të qytetarëve.

Çështje tjetër që u diskutua me mjaft interes ishte edhe vendi se ku do të duhej të mbahet betimi, për të cilën u dhanë disa opsione, si dhe u propozuan ide rreth tekstit të betimit të cilën e mban Presidenti i ardhsëm.

Ndërsa sa i përket dy-shtetësisë së presidentit të ardhshëm, pati diversitet të mendimeve, disa ishin për të pasur dy shtetësi të tjerët përkrahën iden që të mbahet vetëm një shtetësi.  Konsultimet publike pasdite do të mbahen edhe në Komunën e Mamushës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)