23 Janar 2025

Qytetarët e Kosovës meritojnë të trajtohen si qytetarët evropian

Prishtinë, 8 korrik - Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin  Evropian në Bruksel, Jean Eric Paquet dhe z. David Cullen, kryesues i njësisë së Kosovës dhe Maqedonisë në Bruksel në Njësinë për Zgjerim, qëndruan sot në një takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuqi dhe ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Qollaku.

Në këtë takim u diskutua për proceset integruese, rendit dhe ligjit, si dhe  për procesin e liberalizmit të vizave në Kosovë.

Ministrat e kabinetit qeveritar njoftuan për përparimin që ka bërë Kosova në zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për masat që janë marrë sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë për  luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Po ashtu në këtë takim u vu në dukje edhe përparimet që janë bërë sa i përket përmbushjes së kritereve për procesin e liberalizmit të vizave.

Në takim u tha se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)