18 Janar 2025

Qytetarët e Kosovës më së largu në janar do të lëvizin pa viza

Prishtinë, 6 shtator - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku në emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët e Kosovës më së largu në janar do të lëvizin pa viza në vendet e BE-së.

Çollaku ka thënë se Brukseli e konfirmoi edhe një here mbështetjen për të ardhmen evropiane të Kosovës me votimin pozitiv në Komisionin e Parlamentit Evropian për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme (LIBE).

Ministri Çollaku konfirmoi se do te jetë në Presidencën e Kosovës ngase puna e tij si ministër i Integrimit ka përfunduar. E se çfarë pozite do të ketë, ai për Infobox ka thënë se do të jetë numri dy pas Presidentit.

Bekim Çollaku ka thënë se tani i takon deputeteve të Kosovës të përcaktojnë fatin e lëvizjes së lirë, duke votuar demarkacionin, i cili është kusht i Bashkimit Evropian, e të cilin ai e konsideroi padrejtësi që po i bëhet qytetarëve krahasuar me vendet e tjera te rajonit.

Megjithatë Çollaku shprehu mirënjohjen  tij për të gjithë ata eurodeputet që dje dhanë votën e tyre pozitive për vazhdimin e këtij procesi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)