06 Maj 2024

Qytetarët e besimit krishterë festojnë Krishtlindjen

Prishtinë, 25 dhjetor - Qytetarët e besimit krishterë kanë kremtuar Festën e Krishtlindjes, duke shkëmbyer dhurata dhe urime të ngrohta.

Në Kosovë mesha e mesnatës për Krishtlindje u mbajt në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren.

Lumturi, unitet dhe paqe, ka qenë mesazhi i meshës së Krishtlindjeve. Imzot Dodë Gjergji foli për Krishtlindjet, rolin e kishës në shoqëri. Ai u lutë për të gjithë besimtarët për shëndet, lumturi dhe mirësi. Gjatë ceremonisë u lexuan pjesë të zgjedhura nga Bibla, dhe u kënduan këngë kishtare.

Më herët, Imzot Dodë Gjergji ka pritur mysafir të shumtë të cilët i ka uruar për këtë festë të rëndësishme të besimtareve të krishterë. Besimtarët të krishterë i kanë uruar edhe liderët e institucioneve dhe partive politike me rastin e festës së Krishtlindjes.

Meshën e udhëhoqi, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Në meshë përveç besimtarëve katolik, ishin të pranishëm edhe Presidentja, Atifete Jahajga, Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe përfaqësues të KFOR-it.

Gjithasht mijëra të krishterë janë tubuar në Betlehem, qytetin ku thuhet se ka lindur Jezu Krishti.

Në Vatikan, Papa Benedicti XVI ka udhëhequr meshën solemne të Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit.

Kreu i Kishës Katolike Romake ka bërë thirrje për paqe në mbarë botën.

 Sipas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku. Sipas ungjijve të njohur dhe të pranuar nga Vatikani, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret.

Lindja e Krishtit, festohet edhe me 7 janar nga Kisha Ortodokse, sipas kalendarit Julian. Kisha evangjeliste, katolike dhe ajo protestante, festojnë në datat 24 dhe 25 dhjetor, sipas kalendarit Gregorian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)