Quni: Do të jem deputet derisa te sheh Veselin dhe Thaçin prapa grilave
Prishtinë, 10 maj - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni gjatë adresimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka qenë tejet i ashpër karshi kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Quni tha se do të vazhdoj të jetë deputet derisa ta sheh Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin prapa grilave.
Deputeti i LDK-së tha se Veseli vjen nga një formacion shumë i dyshimtë dhe formacion që duhet të jap përgjegjësi para qytetarëve.
Në finale keni mu demasku. Qytetarët do ta kuptojnë se ju nuk jeni për rend kushtetues, zhvillim ekonomik, për integrimin e Kosovës, për stabilitet, tha Quni.
LDK është shtylla më e fortë e shtetit të Kosovës dhe do të ballafaqohemi, tha Quni.
Ndërkaq deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka përkrahur fjalimin e deputetit të LDK-së, Anton Qunit i cili akuzoi rëndë kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe presidentin Hashim Thaçi.
Quni tha se do të vazhdoj të jetë deputet derisa ta sheh Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin prapa grilave.
E, Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se pajtohet me fjalimin e Qunit dhe të vërtetat që tha për Kadri Veselin.
Pajtohem plotësisht me fjalimin e Anton Çunit pra pajtohem me të vërtetat që tha për Kadri Veselin. Kam veq një pyetje: Ku ishe para 3 viteve?, ka shkruar Haxhiu.