18 Janar 2025

Quinti mirëpret vendimet e KQZ-se për zgjedhjet e 3 nëntorit

Prishtinë, 5 shtator - Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, mirëpresin zhvillimet e fundit pozitive në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Këto zgjedhje sipas tyre do të jenë zgjedhje të para  që do të mbahen në mënyrë unike në të gjitha komunat e Kosovës.

"Mirëpresim fleksibilitetin që institucionet e Kosovës kanë treguar në organizimin e këtyre zgjedhjeve brenda kornizës egzistuese  ligjore, si dhe rolin e lehtësuesit që OSBE-ja do ta ketë në katër komunat veriore të Kosovës", thuhet në njoftimin e përbashkët të këtyre ambasadave.

Ambasadat theksojnë së vendimet teknike të ndërmarra nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) më 2 shtator, shënojnë përkushtimin e Kosovës për gjithëpërfshirje dhe shpresojmë se kjo do të ndikojë pozitivisht në pjesëmarrjen e subjekteve politike dhe votuesve nga komunitetet e ndryshme anembanë Kosovës, përfshirë këtu edhe ato në veri të Kosovës.

"Gjithashtu  mirëpresim faktin që mbi 100 parti politike, koalicione, iniciativa qytetare  dhe kandidat të pavarur nga e gjithë Kosova, kanë aplikuar për certifikim gjerë 4 shtator, kur edhe ka skaduar afati për regjistrim. Llojllojshmëria e tillë e përfaqësimit është e rëndësishme për votuesit dhe konsolidimin e mëtejmë të demokracisë së Kosovës."

"Në fund, inkurajojmë votuesit që jetojnë jashtë vendit të aplikojnë për ‘votim jashtë Kosovës’ deri në afatin e rishikuar të 10 shtatorit. Presim një fushate energjike dhe shpresojmë që në ditën e votimit të jemi dëshmitarë të pjesëmarrjes sa më të madhe të mundshme", thuhet në fund të njoftimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)