29 Prill 2025

Quinti: Haradinaj jo kryeministër, Vetëvendosje jashtë Qeverisë

Prishtinë, 14 nëntor - Disa Vende të Quintit kanë nisur t’i japin qëndrimet e tyre të qarta për politikën në vend. Ata nuk përkrahin Ramush Haradinajn për kryeministër dhe as “Vetëvendosjen” të udhëheqë me dialogun.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë mesazhin e qartë nga Berlini zyrtar, se ata nuk e mbështesin kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, për kryeministër të Kosovës, duke kërkuar nga Mustafa që ta rishqyrtojë sa më parë pozicionin e tij brenda Bllokut.

Në takimet e tij me zyrtarë të lartë politikë në Gjermani gjatë këtyre ditëve, Mustafës i është bërë me dije se Qeveria e ardhshme duhet të ketë një koalicion të qëndrueshëm dhe me pakicat serbe të përfshira.

Ndërkohë, që ata kanë dilema të mëdha nëse “Vetëvendosje” mund të jetë pjesë e Qeverisë, duke marrë parasysh qëndrimin e saj për dialogun me Beogradin.

Kështu kanë bërë të ditur për “Zërin” përfaqësues ndërkombëtarë nga Qeveria gjermane, të enjten.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)