Quinti dënon dhunën në protesta
Prishtinë, 26 janar Pesë shtetet e Quint-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, e kanë dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit ndaj institucioneve publike e private në protestën e së shtunës në Prishtinë.
Në një komunikatë të Quint-it është thënë se dhuna në protesta është joligjore dhe e papranueshme. Vendet e Quint-it kanë dënuar edhe frikësimin e ekipeve televizive, që po ashtu kanë thënë se është në kundërshtim me parimet e lirisë së medieve. Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e theksojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë jo të dhunshme.
E drejta për tu mbledhur në mënyrë paqësore dhe për tiu bashkuar në mënyrë vullnetare bashkëqytetarëve për të demonstruar është vendimtare për një demokraci funksionale, është thënë në komunikatën e shteteve aleate të pavarësisë së Kosovës.
Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje qytetarëve që ti ushtrojnë me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike.