QUINT-i përshëndetë takimin Thaçi-Daçiq
Prishtinë, 19 tetor - Shtetet e QUINT-it përmes një deklarate kanë përshëndetur takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic
Ambasadat e Frances, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e mirëpresin takimin e parë në mes Kryeministrit të Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë, nën kryesimin e Baroneshës Ashton, ku u zotuan se do të punojnë së bashku për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve, thuhet në deklaratën e lëshuar për media të lëshuar nga Ambasada britaneze në Prishtinë..
Takimi në mes Thaçit e Dacicit u realizua me ndërmjetësimin e baroneshësh Catherinë Ashton