Quint-i përgëzon pjesmarrësit në protestën paqësore, e sidomos Policinë
Prishtinë, 29 nëntor - Ambasadat e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë përcjellur nga afër ngjarjet e ditëve të fundit, në Kosovë.
Jemi të kënaqur që demostratat ishin paqësore dhe duam ti përgëzojmë të gjithë pjesmarresit, e sidomos Policinë e Kosovës.
Ne besojmë në fuqinë e dialogut si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe inkurajojmë të gjitha palët ti shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme për dialog, duke përfshirë këtu edhe brenda Kuvendit.
\"Jemi të përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne besojmë që asnjëri nuk është mbi ligjin. Ne presim dhe kërkojmë që të gjitha procedurat të përcillen me përpikmëri duke i shërbyer transparancës, e sidomos në rastet e ndjeshme politike dhe ne do të vazhdojmë të përcjellim nga afër rasted ku përfshihen anëtarët e Kuvendit. Ashtu siç është rasti në shtetet tona, presim që në demokracinë e barabartë për të gjithë edhe përfaqësuesit politik ti nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë\",është thënë në deklaratën e përbashkët të ambasadave të Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.