Quint-i përgëzon Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes
Prishtinë, 27 qershor - Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përfshirë zyrën e përfaqësuesit special të BE-së, përgëzojnë Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhenieve në mes të Kosovës dhe Sërbisë.
Ambasadat vlerësojnë se ky është edhe një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e normalizimit, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe me këtë rast përshëndesim kurajon dhe bindjet e deputetëve mbështetja e të cilit vënë interesat e qytetarit të Kosovës në rend të parë.
Ky ratifikim sipas tyre jo vetëm qe forcon sovranitetin e Kosovës por edhe sjell stabilitet në rajon, si dhe avancon integrimin e Kosovës në Europën e lirë dhe paqësore.
"Dënojmë fuqishëm veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes dhe të disa përkrahësve të tyre brenda dhe jasht Kuvendit, të ndërmara sot."
"Duke respektuar të drejtën legjitime dhe demokratike për të protestuar, dhuna dhe frikësimi drejtuar kundër anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit, zyrtarëve të saj dhe anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare, janë të papranuara."
"U bëjmë thirrje të gjitha grupeve politike që në të ardhmen, të pë pmbahen nga sjelljet jodemokratike të këtij lloji dhe zgjedhin mospajtimet nëpërmjet negociatave paqësore dhe konsensusit", thuhet në njoftimin e ambasadave të Quint-it.