15 Janar 2025

Qosja: Veriu i Mitrovicës është “Kali i Trojës” për Kosovën

Prishtinë, 31 tetor - Akademiku Rexhep Qosja në një intervistë për Radio Televizionin 21 ka thënë se veriu i Kosovës vazhdon të “mbetet thembër e Akilit” për Kosovën apo si një “Kalë i Trojës”.

Duke folur për idenë e tij që të këtë shkëmbim territoresh, Qosja mendon se kjo është edhe një praktikë ndërkombëtare.

Ndërkohë ai nënvizon se nuk pret asnjë përfundim të suksesshëm të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas akademikut të njohur, veriu i Kosovës është “Kali i Trojës” për Kosovën dhe do të sjellë gjithnjë rreziqe për vendin.

“Për mu ajo pjesë (veriu) është një ‘Kali i Trojës’ dhe gjithmonë do t’i sjell rreziqe Kosovës. Nuk do të doja ta shoh Kosovën me ato rreziqe dhe ato brenda saj dhe për atë arsye e kam thënë se pse mos të bëhet shkëmbim i pjesës veriore me Luginën e Preshevës”- tha Qosja.

Akademiku ka komentuar edhe protestën e Vetëvendosjes dhe dhunën e përdorur një javë më parë në këtë protesta.

Ai nuk e ka arsyetuar dhunën e asnjërës palë. “Të përdoret dhunë ndaj Policisë sonë pa arsye siç jemi sjell dikur ndaj policisë serbe është e paarsyeshme. Ajo ishte polici e pushtuesit. Ajo ishte policia e atyre që ushtronin dhunë dhe terror në popullin tonë dhe prej tyre jemi sjell ashtu si kemi mundur në mënyrën tonë.\"

\"Policia jonë janë djemtë tonë, janë vajzat tona, ne i kemi rritë, ata krijojnë sigurinë tonë dhe pse ti detyrojmë ata të përdorin dhunën që mund të jetë e papranueshme. Pra, nuk i përkrah edhe as disa sjellje të Vetëvendosjes në këtë protestë”, - u shpreh Qosja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)