Qosja: Rama, superior ndaj Vuçiçit si intelektual dhe diplomat
Prishtinë, 12 nëntor - Populli i vetëshpallur qiellor është populli më djallëzor i ballkanit. Ky është komenti që dha akademiku Rexhep Qosja në Tiranë, ditën kur kryeministri shqiptar Rama pritej nga çasti në çast të niste fjalimin në Pallatin e Kulturës në Preshevë.
Qosja, vizitën e Ramës në Beograd e ka cilësuar historike në të gjitha këndvështrimet. Sipas tij, Rama tregoi përgatitje të lartë intelektuale dhe kulturore.
Akademiku sqaroi se Rama shkoi në Beograd për tiu përgjigjur dëshirave të ndërkombëtarëve dhe foli me gjuhën e tyre.
Sipas tij kryeministri shqiptar i tha serbëve se nëse duan të ecin drejt BE-së duhet të njohin Kosovën dhe të çlirohen prej paragjykimeve dhe mitologjive politike qindravjeçare.
Qosja nënvizoi se ky është shekulli i shqiptarëve. Shqiptarët janë sot dy shtete, të cilat një ditë pashmangshëm do të bashkohen.
Ata që janë të ndarë dhunshëm do të bashkohen vullnetshëm, tha akademiku. Ndërsa sjelljen e Vuçiçit e quajti të ulët. Kryeministrin Edi Rama nuk mund ta poshtërojë kush.\"
\"Ai është superior, politikisht dhe intelektualisht. Vuçiç dhe Daçiç janë figura që kanë barrë të rëndë politike nga e kaluara e tyre. Ata kanë qenë aktivë në politikën e Millosheviçit që ka sjellë tragjedi, tha Rexhep Qosja në një intervistë për gazetën Shekulli.