03 Maj 2024

Qosja: Pro Bashkimit Kombëtar, por jo tani

Prishtinë, 7 shkurt - Qeveria e sotme, e kryesuar prej një njeriu që aq agresivisht po e përdor dhe shpërdor politikën, që aq hapur dhe aq agresivisht po e përdor dhe po e keqpërdor demokracinë, që aq agresivisht ka ditur t\'i keqpërdorë edhe zgjedhjet herët e kaluara, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme\".

Duke folur për sfidat e politikës së Tiranës, profesori thekson se togfjalëshi Shqipëria po ndryshon është një mashtrim në përmbledhjen e madhe mijëra faqesh të rrenave dhe mashtrimeve që bën Sali Berisha në jetën politikeshqiptare tani e njëzet e dy vjet.

Akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ka folur mbi zhvillimet politike në Shqipëri, por me theks të veçantë edhe idenë për bashkimin kombëtar.

Ai duke komentuar kërkesën e Aleancës Kuq e Zi për referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Qosja shprehet se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen, por jo tani në sajë të kërkesës së tanishme për referendum.

\"Me politikën e tij anakronike rrejshëm atdhetare, turbosportive e turbofolklorike, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili 20 vjet i ka kaluar në luftë politike kundër, si thoshte ai, Shqipërisë së madhe, domethënë kundër bashkimit kombëtar, tani po i nxit disa forca politike, që idenë e bashkimit kombëtar, në të vërtetë të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e kanë në programet e tyre partiake, të bëjnë hapa politikë të parakohshëm e kjo do të thotë edhe të papërgatitur si duhet politikisht.\"

\"Një hap i tillë, i shpejtuar, i parakohshëm për mendimin tim ishte edhe kërkesa që Aleanca Kuqezi ia paraqiti Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zhvillimin e referendumit mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen, por jo tani në sajë të kërkesës së tanishme për referendum të Aleancës Kuqezi\" ka theksuar Qosja.

Akademiku nga Prishtina ka folur edhe mbi zhvillimet aktuale politike në skenën e Tiranës. “Viti në të cilin kemi hyrë do të duhej të jetë vit i rilindjes shqiptare e kur them i rilindjes mendoj edhe i pastrimit të njëmendësisë politike e shoqërore dhe historisë shqiptare prej pasojave të despotizmit të Sali Berishës.\"

\"Po, me këtë rast nuk mund të mos e përgëzoj Partinë Socialiste dhe Aleancën Kuqezi për gjithë ato përpjekje të faktuara që po bëjnë për t\'i bërë plotësisht të dukshme, sado me vonesë, pasojat e politikës së tij”,  deklaroi akademiku Qosja, duke dyshuar se pushteti aktual mund të vjedhë votën e lirë në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa apeloi që opozita të organizojë protesta dhe demonstrata masive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)