Qosja: LDK e VV le të luftojnë
Prishtinë, 18 tetor - Akademik Rexhep Qosja është bërë edhe njëherë vlerësimet e tij për partitë politike. Në një intervistë për Epokën e Re, ai ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po kërkojnë luftë.
Le të luftojnë ata që po që po kërkojnë luftë: LDK-ja dhe Vetëvendosja, ka thënë Qosja.
Ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike.
Qeveria jonë nuk duhet të përdorë dhunë. Nuk duhet të fillojë luftë në veri të Kosovës. Nuk është KFOR-i kot në Kosovë, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Qosja edhe njëherë ka shprehur preferencat e tij për krahun e luftës.
Po të jetë e nevojshme, po të e menqme kjo sot, ai, Hashim Thaçi, me Azem Sylën, me Jakup Krasniqin, me Agim Cekun, me Ramush Haradinajn, me Fatmir Limajn e me clirimtarët e tjerë do ta bënin edhe luftën tjetër, ka thënë Qosja.