Qosja: Koalicioni PDK-LDK, fatkeqësi për Kosovën
Prishtinë, 19 janar - Akademiku Rexhep Qosja ka dalë kundër koalicionit qeverisës PDK-LDK dhe është rreshtuar në anën e opozitës, duke thënë se protestat duhet të vazhdojnë deri në vendosjen e demokracisë dhe rrëzimin e qeverisë antikushtetuese.
Në një intervistë për Kosova Sot, Qosja ka thënë se koalicioni PDK-LDK po thellon përçarjen në Kosovë.
Kurrë nuk ka qenë më keq situata dhe kurrë më i degraduar pushteti. Thaçi është i papërmbajtur për pushtet, ndërsa Mustafa fatkeqësi për vendin, ka deklaruar Qosja.
Ai ka thënë se, vetëm politikanët e opozitës dhe shteti i së drejtës japin shpresë për ndryshim.