Qosja fton Thaçin - Krasniqin e Limaj, të vazhdojnë bashkëpunimin
Prishtinë, 31 dhjetor - Kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj duhet të vazhdojnë bashkëpunimin.
Kështu shprehet në një interviste për gazetën Epoka e Re, Akademiku Rexhep Qosja i cili nënvizon se bashkëpunimi i këtyre tre figurave kryesore të luftës së UÇK-së është në të mirë të Kosovës.
I ftoj Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin e Fatmir Limajn ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre që ka traditë të gjatë dhe i ftoj për këtë bashkëpunim për të mirën e tyre dhe për të mirën e Kosovës ka thënë Qosja.
Akademiku Qosja ka vlerësuar edhe njohjet e arritura gjatë këtij viti.