02 Maj 2025

QKSS prezanton perceptimet e qytetarëve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 1 shkurt - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën për lansimin e raportit mbi përceptimet e qytetarëve të Kosovës në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë konferencë do të prezantohen gjetjet e anketës së Barometrit Kosovar të Sigurisë të kryera nga QKSS.

Raporti paraqet përceptimet e qytetarëve mbi Asociacionin, shkëmbimin e tokave dhe idetë e Mini-Shengenit; Mbështetja publike drejt dialogut dhe transparencës së Qeverisë në proces; Përceptimet se kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; Si e vlerësojnë Kosovarët punën e BE-së dhe të dërguarve special të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi? dhe Cilat janë ngjashmëritë e përceptimeve të qytetarëve të Kosovës ndaj qytetarëve serb?

Raporti bazohet në të dhënat e mbledhura nga edicioni i fundit i anketës së Barometrit Kosovar të Sigurisë, të kryer në Kosovë në shtator 2020.

Ky studim ëshë një nga iniciativat më të suksesshme kërkimore të implementuara në baza vjetore nga një OJQ ose Institut hulumtimi joshtetëror në Kosovë.

Gjithashtu është një nga iniciativat më të pavarura dhe të besueshmë në Kosovë, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)