19 Janar 2025

Qindra të rinj kanë marrë pjesë në takimin “Evropianët e rinj”

Prishtinë, 2 qershor - Për tri ditë radhazi në Prishtinë, kanë qenë nikoqir qindra të rinjve që kanë marrë pjesë në takimin e Konventës “Evropianët e rinj”, me ç’rast janë miratuar rezolutat me kërkesat e të rinjve të Republikës së Kosovës e që është drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.
 
Ndërkaq, presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani ka thënë se me këtë Konventë, ku u miratuan rezolutat drejtuar institucioneve të vendit është treguar vendosmëria e të rinjve për tu qëndruar pas kërkesave të tyre.

“Të rinjtë kanë forcuar idetë dhe nevojën që ka Kosova për ti fuqizuar dhe afruar të rinjtë me vendim marrjen”, ka thënë Hasani, i cili është zotuar se do të punoj që rezoluta” Evropianët e rinj”, të zbatohet dhe kërkesat e identifikuar nga anëtarët e konventës të realizohen.

Rëndësia e kësaj konventë shihet dhe nga numri i pjesëmarrësve, pasi që në këtë konventë, gjatë këtyre tri ditëve, janë regjistruar 1651 pjesëmarrëse. Me ç’rast të rinjtë kanë forcuar idetë dhe nevojën që ka Kosova për ti fuqizuar dhe afruar të rinjtë me vendim marrjen”,

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)