23 Janar 2025

Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

Prishtinë, 21 korrik - Në funksionit të kultivimit të mëtejmë të transparencës së Kuvendit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve dhe institucionit të tyre përfaqësues, sot, me moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për mërgimtarët të cilat aktualisht gjenden në Kosovë.

Gjatë vizitave të tyre, mërgimtarët janë njohur nga afër me ambientet e punës në Kuvend, detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe kanë pasur rastin të shohin deklaratën origjinale të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila ishte ekspozuar për nder të tyre.

Grupe të ndryshme qytetarësh i ka takuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka konfirmuar përkushtimin e Kuvendit të Kosovës dhe të tij personalisht, për të qenë sa më afër bashkatdhetarëve, si kontribuues të rëndësishëm të mirëqenies së mijërave familjeve të Kosovës dhe një resurs i pazëvendësueshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Bashkatdhetarët mund të jenë krah edhe më i fuqishëm i zhvillimit të vendit, me përkrahjen e institucioneve tona përgjegjëse”, theksoi kryetari Veseli.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” vazhdon edhe nesër, më 22 korrik, nga ora 10:00 – 16:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)