24 Dhjetor 2024

QIKA mban aksion simpolik për “pagesat për lehona”

Prishtinë, 14 shtator - Sot para Teatrit Kombëtar, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA)  organizon aksion simbolik lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”.

''Ne konsiderojmë se politika për shtesat financiare për gratë lehona është mbështetje e mirë për familjet e reja në Kosovë, por nuk fuqizon gruan dhe as statusin e saj në shoqëri, siç u deklarua nga qeveria gjatë shpalosjes së politikës'', thekson QIKA.

Kjo sipas tyre për shkak se lloji i tillë i ndihmesës financiare pa masa shtesë që ndihmojnë punësimin e gruas pas lindjes - janë politikë konservatore që synon zgjerimin e familjeve duke stimuluar lindjen e fëmijëve.

Tendenca për të mbështetur gratë vetëm përbrenda rolit të amësisë ka rrezik të ngujoj ato edhe më tutje në shtëpi me përgjegjësitë mbi punët e papaguara.  

Në vend të kësaj QIKA kërkon pushim prindëror.

Menjëherë pas realizimit të aksionit, QIKA mbanë konferencë për media ku edhe do të prezantohet qëndrimi jonë karshi kësaj çështjeje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)