02 Maj 2024

Qeverisja lokale e ndërvarur nga profesionalizmi dhe ekspertiza

Prishtinë, 23 shkurt - Nën organizimin e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (IKQL) u mbajt sot sesioni i radhës i ‘Akademisë për Qeverisje Lokale’ me temën “Marrëdhëniet në mes të Parlamentit dhe Komunave – Qeverisja lokale, Funksionaliteti, Ofrimi i Shërbimeve “. Ligjërues në këtë sesion ishin Parlamentar Gjerman, si dhe ish zyrtarë të lartë qeveritar nga vendet në rajon.

Në këtë sesion u diskutua mbi qeverisjen lokale në kontekst të një funksionalizimi sa më efikas dhe ofrimit të shërbimeve sa më gjithëpërfshirëse, cilësore, dhe më afër qytetarit.

Në këtë kuadër u konstatua se “nëse synohet funksionalitet efikas, shërbime më të mira dhe sukses në decentralizim të pushtetit duhet të jemi të angazhuar në zbritjen e resurseve dhe financave të mbështetjes dhe njëherësh të ngritjes së kapacitete profesionale të komunave. Pa këto veprime suksesi është i mangët”.
 
Drejtori i Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, që njëherësh ka qenë edhe organizator i këtij forumi, ka deklaruar se një relacion bashkëpunimi mes institucioneve të qeverisjes qendrore dhe atyre lokale është mjaft i rëndësishëm dhe jetik nëse pretendohet të ketë sukses në procesin e fuqizimit të qeverisjes lokale, zgjerimit të ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimit të standardit të jetesës dhe infrastrukturës.

“Nëse dëshirojmë funksionalitet efikas, shërbime më të mira dhe sukses në procesin e fuqizimit të qeverisjes lokale, atëherë duhet të jemi serioz në zbritjen e resurseve përcjellëse dhe njëherësh të ngritjes së kapacitete të komunave.\"

\"Pa këto veprime suksesi është i mangët, dhe mbi të gjitha pa një marrëdhënie të shëndoshë në mes nivelit qendror dhe atij lokal, do të thotë pa një kohezion dhe pa një fuqizim të marrëdhënieve në mes të Qeverisë, Parlamentit dhe Komunës, qeverisja lokale do të vazhdojë të mbetet një sfidë, përderisa do të duhej të ishte aset dhe përparësi për sistemin qeverisës dhe para së gjithash një përparësi përfituese dhe demokratike për qytetarin”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, Beate Martin, drejtoreshë e Fondacionit Fridrich Ebert Stiftung, ka vlerësuar se qeverisja lokale është shumë e rëndësishme. Ndërsa, sa i përket procesit të organizimit, formësimit dhe funksionimit të qeverisjes lokale, dhe veçanërisht decentralizimit, ajo konsideron se është një proces i gjatë për të cilin duhen sfida dhe mundim, për të pasur sukses, pasi që, siç thotë ajo, edhe në shumë vende të zhvilluar, ky proces vazhdon të formësohet dhe të reformohet.

“Për qytetarët është e rëndësishme të dinë se shteti funksionon, edhe në nivelin qendror por edhe në nivelin lokal. Një proces i tillë i decentralizimit ka shumë sfida derisa të filloj të funksionon. Është një proces afatgjatë. Edhe për Gjermanin mund të thuhet se ky proces ende nuk ka përfunduar dhe kështu që ende ka raste kur ballafaqohet me sfida të reja”, ka thënë Martin.

Ndërkaq, Josip Juratoviq, deputet në Parlamentin e Gjermanisë, ka sjellë në këtë forum shembuj dhe përvoja nga Gjermania për funksionimin e pushtetit lokal. Ai ka theksuar se është më se e domosdoshme që vendimet që merren nga institucionet më të larta, të gjejnë zbatim edhe në praktikë nga pushteti lokal. Ai shtoi se në këtë relacion duhet të gjendet një modalitet ku do të ketë harmoni, para së gjithash, sa i përket arritjes  së standardeve Evropiane.

“Në nivel të qendror institucionet marrim vendime, por është çështja se si kjo zbatohet më poshtë. Në Gjemani kemi disa nivele ai Federal, Krahinor i qarqeve dhe niveli i komunave dhe secili nga këto nivele, praktikisht, nxjerrë ligje dhe jep të holla, por, në fund të fundit, çështja është se si do të shkojnë këto të holla dhe si do të shpenzohen ato.\"

\"Shpesh, politika lokale shtrohet dhe merret si bodrum i politikës, dhe në të vërtet nuk është ashtu. Por në nivelin lokal konkluzionet tona, zbatohen në praktikë dhe kështu shihet efekti i kësaj politike që ne e zbatojmë dhe kjo është çështja e parë që duhet të merret parasysh”, ka thënë Juratoviq. Sipas tij, në Gjermani, në nivelin lokal, të gjitha politikat dhe vendimet, pa marrë parasysh se të cilit nivel janë, zbatohet në praktikë dhe më pastaj shikohet edhe efekti i kësaj tyre konkret.

Në këtë forum, të pranishëm ishin edhe shumë përfaqësues të komunave të Kosovës të cilët diskutuan me ekspertë të qeverisjes lokale dhe debatuan për përvojat e ndryshme në terren.

Pas ligjëratave dhe diskutimeve interaktive u konstatua se:  “Nëse dëshirojmë funksionalitet, shërbime më të mira dhe sukses në qeverisje lokale duhet planifikuar politikat, implementuar ato, dhe duhet vlerësuar arritjet konkrete, por kjo nuk duhet menduar se bëhet pa mbështetje adekuate nga vendimmarrësit, burimet financiare dhe profesionale”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)