22 Janar 2025

Qeverisë nuk i ngutet për ligjet e reja

Prishtinë, 24 shkurt - Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës ka pranuar nga ekzekutivi i vendit deri në muajin shkurt gjithsej 7 projektligje.

Përveç Ligjit të Buxhetit,  i cili ka kaluar në orët e fundit të vitit 2014, gjashtë projektligje të tjera janë proceduar në Kuvend në muajin janar dhe vetëm njëri prej tyre është kaluar shpejt e shpejt në procedurë parlamentare, për t’u dekretuar me shpejtësi edhe nga presidentja e vendit.

Bëhet fjalë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)