18 Janar 2025

Qeveria:Vendimi për programin Fullbright, transparent

Prishtinë, 14 korrik - Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 300 mijë euro për mbështetjen e programit Fullbright.

Po ashtu qeveria ka marrë vendim për çështjen e ndarjes së shumës prej 50 mijë euro nga Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural.

 “Vendimi dhe transkripti konfirmojnë se ky vendim është marrë në procedurë plotësisht të rregullt dhe transparente në mbledhjen e Qeverisë. Së shpejt në uebfaqen e Zyrës së Kryeministrit do të publikohet edhe video e mbledhjes së 86 të Qeverisë së Kosovës, ku mund të konfirmohet vendimi si dhe procesi i votimit”, është thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kohë më parë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, për zhvillimin e Programit Fullbright, i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Kosova në SHBA.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)