Qeveria vlerëson përfundimin e punës së Williamson
Prishtinë, 29 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë në konsideratë deklaratën e sotshme të lëshuar nga Task Forca Speciale Hetuese (TFSH) të BE-së rreth hetimeve të pavarura për krime lufte të pandehura që janë përmendur në Raportin e Këshillit të Evropës të shkruar nga Dick Marty në janar 2011.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka bashkëpunuar me TFSH gjatë gjithë procesit dhe do të vazhdon bashkëpunimin deri sa këto hetime të marrin fund.
Kjo është demonstruar edhe nga miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për krijimin e një Dhome të veçantë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës për ti adresuar këto çështje.
Kjo është dëshmia më e mirë se Kosova është shtet ligjor dhe se do të vazhdoj të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdim të këtij procesi.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson përfundimin e punës së Ambasadorit Williamson, që është një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe iu jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara.
Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, vazhdimin e procesit të integrimeve Evropiane dhe procesin e anëtarësimit në NATO.