Qeveria vendos qe institucionet të punojnë vetëm me staf esencial
Prishtinë, 29 qershor - Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur së për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19, sot qeveria ka filluar kthimin e disa prej masave!
"Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19", ka deklaruar Hoti.
Një ndër masat e marrua nga qeveria është për Institucionet e Kosovës të cilat duhet të punojnë vetëm me staf esencial si dhe të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion.
Po ashtu si pjesë e masave te marrura nga qeveria janë edhe kontrollet rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor.
Inspektorati sanitar sipas qeverisë duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!
Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!