Qeveria vendos për vazhdimin e mandatit të misionit EULEX
Prishtinë, 18 prill - Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për ndryshimin e disa projektligjeve lidhur me mandatin e EULEX-it.
Në prezantimin e projektligjit rreth mandatit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi u shpreh se ky fakt nënkupton se janë krijuar kushtet për të ushtruar sovranitetin e tyre gjyqtarët dhe prokurorët vendor.
Kuçi gjithashtu theksoi se kjo është shenjë e pjekurisë së Kosovës dhe forcimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. Ky mision pritet të përfundojë me 15 qershor 2016, megjithatë kompetencat e tyre do të jenë më të rezervuara.