Qeveria u vazhdon mandatin trevjeçar 9 sekretarëve te përgjithshëm
Prishtinë, 23 korrik - Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme mori vendim për vazhdimin e mandatit trevjeçar për 9 sekretarët e përgjithshëm të ministrive, dhe 5 pozita që janë të barasvlershme me këtë pozitë. Kontrata i është vazhduar Sekretarëve të Përgjithshëm:
1. Arben ÇITAKU (MMPH)
2. Xhavit DAKAJ, (MASHT);
3. Shkelzen SYLAJ, (MFSK);
4. Veton FIRZI, (MKRS);
5. Eljana NAKA, (MTI);
6. Naim BAFTIU, (MF);
7. Nazmi ZENELAJ, (MZHE);
8. Fitim SADIKU, (MAP);
9. Kapllan HALIMI, (MBPZHR);
Po ashtu kontratat për tri vite i janë vazhduar edhe:
1. Valdet Gjinovcit, Kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës,
2. Valdrin Llukës, Kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve/MTI;
3. Basri Ibrahimit, Kryeinspektor në Inspektoratin e Punës/MPMS;
4. Hafiz Garës, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Standardizim/MTI; dhe
5. Ramë Manajt, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Kabineti qeveritar poashtu ka marrë vendim për të hapur konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale.