15 Janar 2025

Qeveria themelon Komunën e Mitrovicës veriore

Prishtinë, 4 shkurt - Një grup pune i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare kane hartuar një dokument i cili parashikon që deri në qershor të punohet për ngritjen e Komunës së Mitrovicës veriore.

Sipas dokumentit të siguaruar nga RTK, organizator i zgjedhjeve për këtë komunë do të jetë OSBE-ja.

Bashkë me zgjedhjet lokale që do të mbahen në këtë vjeshtë autoritetet kosovare po synojnë të themelojnë edhe Komunën e Mitrovicës veriore, e paraparë me Pakon e Ahitsarit.

Dokumenti, emërtimi i të cilit është fuqizimi i Zyrës Administrative në veri përfshin bartjen e të gjitha kompetencave nga komuna jugore tek ajo veriore.

Dokumenti parasheh që në fillim të shtatorit të jetë gati lista e votueseve si dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me organizmin e zgjedhjeve në komunë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)